Papa Françesku ka dhënë një mesazh urimi për popullin shqiptar dhe veçanërisht për të rinjtë e këtij vendi.

Ky lajm u bë i ditur nga Arqipeshkvi i Kishës Katolike për Tiranën dhe Durrësit Arian Dodaj, i cili ka publikuar mesazhin në profilin e tij në rrjetin social X.

Për ju të rinj shqiptarë, një urim të përzemërt. Punoni për atdheun që të përparojë. Atdheu ka nevojë për ju. Zoti iu bekoftë. Lutuni për mua”, thotë Papa Francesku në një videomesazh.

Në vitin 2014, një vit pas zgjedhjes në krye të Vatikanit, Ati i Shenjtë vizitoi Shqipërinë, duke u bërë i 6 vend që vizitoi në nisje të pontifikatit të tij dhe 21 vite pas vizitës historike Gjon Palit të Dytë që erdhi në Shqipëri sapo ra regjimi komunist.

Gjithashtu ai është duke planifikuar edhe një vizitë në Kosovë, të parën ndonjëherë të një Pape, siç e konfirmoi në gusht në një intervistë për mediat spanjolle.