VATIKAN, 13 mars 2013 – “Më pëlqen tangoja” konsiderohet kapitulli më intim i librit-intervistë mbi Jorge Mario Bergoglio, papën e sapo zgjedhor. Libri 'Jezuiti”, i shkruar nga gazetarët Francesca Ambrogetti dhe Sergio Rubin doli në shtyp në vitin 2010.

Në libër Bergoglio, që tashmë do të mbajë emrin Françesku I rrëfen se ka pasur një të fejuar. “Ishte në grupin me të cilin shkoja të kërceja, por më pas unë zbulova vokacionin fetar”,- thotë Bergoglio për vajzën me të cilën dilte në rininë e tij. 

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/