Brazil, 3 korrik 2014 – Blerim Xhemajli pati një mundësi të artë që të realizojë gol dhe ta barazoj rezultatin në fund të ndeshjes Argjentinë-Zvicër dhe ndoshta gjithçka do të kishte rrjedhë tjetër në këtë Botëror. Por jo, por topi i goditur me kokë përfundoi në shtyllë.
Dhe pse dy herë futbollisti shqiptar i dha gjuajtjen, topi nuk pranoi të hynte në rrjetë. Komentatorët sportivë e komentuan këtë çëshje fati. Por të tjerë mendojnë ndryshe. Por nëpër rrjetet sociale po qarkullojnë disa fotomontazhe ku shihet Papa Francesku duke ndalur goditjen e mesfushorit shqiptar.
Duhet theksuar se Papa Francesku ka prejardhje nga Argjentina.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





