25 nëntor 2014 – Papa Françesko, sot mbajti fjalimin e tij të parë publik për Evropën, gjatë qëndrimit 4 orësh në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës në Strasburg.

Kjo është vizita e parë e liderit të Kishës Katolike në Strasburg, pas vizitës që Papa Gjon Pali II e kishte bërë në vitin 1988. Ndihmësit e Papës Françesko thanë se ai do të flasë për çështjen e papunësisë dhe emigracionit.