VATIKAN – Në prag të hapjes zyrtare të faqes së tij në Twitter, llogaria personale e Atit të Shenjtë në rrjetin social, @Pontifex, numëron më shumë se 900 mijë ndjekës.

Faqja e papa Benediktit XVI është në 8 gjuhë kryesore, por numrin më të madh të ndjekësve e ka ajo në anglisht me rreth 600 mijë të tillë. Faqja pasohet nga ajo në gjuhën spanjolle me 140 mijë ndjekës e më pas ajo në italisht me rreth 90 mijë.

Tweet-i i parë i Atit të shenjtë do të shkruhet nesër në datë 12/12/2012, në orën 12.00 dhe do të jetë një mesazh me tematikë mbi fenë.