Vatikani ka filluar hetimet pas pëlqimit që iu bë fotografisë provokative të një modeleje braziliane nga llogaria zyrtare e Papës në rrjetin social Instagram.

Zyrtarët nga Selina e Shenjtë thanë se janë duke hetuar se si ndodhi një gjë e tillë. Profili i Papës në Instagram nën emrin Franciscus, ka 7.4 milionë ndjekës në të gjithë botën.

Burime pranë zyrës së shtypit të Vatikanit, thanë për Agjencinë Katolike të Lajmeve se llogaritë në rrjete sociale “menaxhohen nga një ekip punonjësish” dhe se hetimi mbi rastin tani është në proces.

Ishte vetë modelja Garibotto e cila ka nxjerrë në pah pëlqimin e Papës, me një postim në Twitter ku shkruante: “Të paktën do shkoj në parajsë.”