VATIKAN, 22 mars 2013 – Papa i ri i Romës, Françesku I deklaroi ditën e premte synimin e tij për të ndërmarrë hapa aktivë për forcimin e bashkëpunimit ndërfetar.
"E rëndësishme është vendosja e dialogut aktiv midis feve të ndryshme. Në radhë të parë bëhet fjalë për Islamin. Unë e vlerësova shumë praninë e përfaqësuesve fetarë të botës islame në Meshën dedikuar fillimit të Papatit tim",- deklaroi ati i shenjtë.
Sipas Papa Françeskut I, "aktualisht detyrë jo më pak e rëndësishme është vendosja e kontakteve me botën ateiste".
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





