Itali, 16 gusht 2014  – “Akrobacitë e Kledit për të mos e parë nudo”. Kështu e titullon revista “Di piu” shkrimin që i ka kushtuar balerinit shqiptar Kledi Kadiu i cili ka vite që është një personazh shumë i njohur i televizionit italian.

Kledi është kapur nga paparacët italianë në plazh, teksa tenton të zhveshë pantallonat e shkrurtra dhe të veshë rrobat e banjos.

Por nuk ia ka dalë, sepse nga mungesa e komoditetit, ai është shfaqur nudo mbase për pak sekonda, aq sa i është dashur paparazzit për të shkrepur këto foto që po shihni. Kledi është një personazh shumë i dashur në Itali, mbase nga balerinët më të famshëm atje.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/