13 shtator 2013- Nicole Kidman është goditur aksidentalisht nga bicikleta e një paparaci  në New York kur po dilte nga sfilata e Calvin Klein dhe po kthehej ne hotelin e saj. Aktorja eshte rrëzuar në tokë, duke i dalë një këpucë nga këmba.Fatmirësisht ajo nuk pati asnjë dëm fizik.Kidman e inatosur dhe e vënë në siklet ka lajmëruar policinë.Gazetari i cili e goditi aktoren i është përgjigjur pyetjeve të policisë duke i shpjeguar që ishte thjesht një incident.