Portieri i Shqipërisë Etrit Berisha është motivuar së tepërmi nga renditja e “Sky Sport” si portieri i tretë në Europë me më shumë pritje dhe i pari në Itali në këtë aspekt.
Gardiani i SPAL-it ka krahasur veten me Heroin Kombëtar Mic Sokoli duke publikuar një foto të figurës kombëtare shqiptare dhe të tijën “duke vendosur gjoksin” përpara rrezikut. Me krenari, e ka quajtur këtë kapërcim të kohës si “evolucion”.
Teksa ish-shoku i tij i skuadrës te Atalanta Papu Gomez ka qeshur me reagimin e Berishës, në rrjetet sociale është bërë pjesë dhe ish-kapiteni i Shqipërisë Lorik Cana, i cili me humor i drejtohet kapitenit të Atalantës nëse e njeh Heroin Kombëtar Mic Sokoli.





