KROACI – Papunësia në Kroaci gjatë muajit dhjetor 2012 është shtuar nga 20,4 në 21,1 për qind, që është niveli më i lartë i papunësisë nga marsi i vitit 2003.

Sipas të dhënave të Institutit Shtetëror Statistikor përqindja mesatare e të papunëve për të gjithë vitin 2012 ka arritur 19,1 për qind, që po kështu është vlera më e lartë nga viti 2003 e këtej.

Kroacia, e cila ka një treg tipik sezonal të punës, në sezonin turistik dhe para sezonit shënon një shtim të punësimit, kurse pas stinës – ulje. Për papunësinë e madhe ndikon shumë edhe recesioni, i cili po vazhdon tanimë 4 vjet.