Paqe mes Daniel Ricciardo dhe Max Verstappen. Gara e radhës e Formula 1, në pistën Hungarisë rezervoi një surprizë të pakëndshme për pilotin australian, Ricciardo, i cili pas një kontakti me shokun e tij të skuadrës së Red Bull, Max Verstappen, u detyrua të braktiste garën që në xhiron e parë, pasi i dëmtoi pjesën e radiatorit.

Australiani është nxehur shumë për atë cka ndodhi, madje ai i ka kërkuar Verstappen që t’i kërkojë ndjesë për dëmin e shkaktuar. Një verpim i tillë nuk ka munguar ana e belgut, gjest të cilin e ka konfirmuar dhe Daniel Ricciardo në profilin e tij në Twitter, ku thekson se Max i ka kërkuar ndjesë për këtë incident të ndodhur.