Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, do të bëjë një vizitë zyrtare tre ditore në Rusi, dukje filluar nga e hëna, më 31 mars deri më 2 prill, me ftesë të ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov, njoftoi të premten një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

“Me ftesë të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të CPC dhe ministri i Jashtëm Wang Yi do të bëjnë një vizitë zyrtare në Rusi nga 31 marsi deri më 2 prill”, tha ministria në një deklaratë të publikuar në faqen e saj të internetit.

Sipas diplomatit kinez, “nën drejtimin strategjik të dy liderëve, Kina dhe Rusia kanë ruajtur në vitet e fundit frymën e palëkundur të fqinjësisë së mirë dhe miqësisë, bashkëpunimin strategjik gjithëpërfshirës dhe ndërveprimin reciprokisht të dobishëm, duke thelluar vazhdimisht lidhjet strategjike dhe duke dhënë një kontribut të madh në promovimin e kontakteve të mëtejshme dypalëshe dhe mbrojtjen e normave bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare”.