Gjatë takimit që po zhvillon me studentët në Qytetin Studenti, kryetari i PD-së Lulzim Basha tregoi edhe për situatën me Covid-19 në familjen dhe në rrethin e tij miqësor.
Sipas kryedemokratit, vetëm në rrethin e tij të ngushtë dhe familjar janë 7-8 persona të prekur, ndërsa tregoi edhe si e uroi të atin për ditëlindjen.
“Vetëm nga rrethi i m i ngushtë dhe familjar kam pasur dijeni për 7 apo 8 raste me Covid. Shqetësimi më i madh janë ata që janë në moshë të shtyrë. Nëse nuk marrim masat tona i ekspozojmë përballë rrezikut të madh. Gjatë gjithë javës ka pasur shtim të rasteve, më është mbushur inboxi me sms të njerëzve që duhet të presin me ditë të tëra për të bërë një tampon, sorollaten dyerve të spitalit dhe nuk bëjnë gjënë kryesore, testimin.
Para dy ditësh im atë kishte ditëlindjen, s’ka gjë më të dhimbshme se sa të mos i urosh së afërmi ditëlindjen. E bëj për t’i ruajtur! Nuk më vjen keq të them se kam 1 muaj e ca që nuk i takoj prindërit e mi, pasi kjo është situata ku ndodhemi”.





