Protestuesit e arrestuar më 8 janar, kanë dalë sot para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.
Mes protestuesve është edhe këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit “Stresi”. Edhe pse ndodhen në kafazin prej xhami, ata janë shfaqur të qeshur dhe me dy gishtat lartë. Nuk kanë munguar as thirrjet “Basha ik”.
Nga 34 të arrestuar për protestën tek PD, vetëm për 5 prej tyre akuza kërkon arrest shtëpie, ndërsa për të tjerët detyrim paraqitje. Nga këta 11 janë mbështetës të Bashës dhe 23 të Berishës.