Gazeta “Forbes” ka publikuar një listë ku tregohen sportistët që fitojnë më shumë falë rrjeteve sociale.
Në vend të parë ndodhet Kristiano Ronaldo, i cili fiton 176 milionë dollarë, duke lënë pas yllin e basketbollit, Stef Këri, me 23.5 milionë.
Vendi i tretë është për yllin argjentinas, Lionel Mesi, që fiton “vetëm” 20 milionë dollarë, ndërsa pas tij ndodhet shoku i tij i skuadrës, Nejmar, i cili përfiton 17 milionë dollarë.
Hames Rodrigez ndodhet në pozicionin e pestë, Usain Bolt në të gjashtin, më pas Serena Uilliams, Garet Bejl, Luis Hamilton, Niko Rosberg, i cili mbyll dhjetëshen e parë.