Amanda Koçi e njohur me emrin e artit si Ava Max ka rrëfyer për rubrikën “How I Blew Up Up” të revistës së famshme “Uproxx”, jetën e saj para se të nxirrte në treg hitin e famshëm “Sweet but Psycho”, i cili e bëri të njohur ndërkombëtarisht.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka thënë se e dinte që gjithmonë kishte dashur të bëhej këngëtare. Por ajo u ndikua nga zërat e jashtëm, të cilët e bindën atë se të bëhesh një yll popi ishte një shans “një në një miliard”.
“Kështu fillova të gjej një punë të zakonshëm me orar 9:00-17:00. Pastaj nisa të pushohesha nga puna, nuk isha shumë i mirë në asnjërën prej tyre”, tregon ajo.
Këngëtarja kishte punuar për një kohë të shkurtër si recepsioniste në një sallon thonjsh, por u pushua nga puna pasi ishte e dobët në matematikë.
“Nuk isha shumë e mirë në të, sepse duhej të bëja llogaritje. Kështu që kalkulimi nuk ishte arma ime e fortë”, ka thënë ajo.