PD tërhoqi numëruesit nga KZAZ Nr.22 në Durrës, tek palestra e shkollës “Marie Kaçulini”, rreth orës 03.00 të mëngjesit, kur procesi nuk kishte nisur ende. “DurrësLajm” mëson se numëruesit e PD dolën jashtë pa dhënë arsye, pasi kishin përfunduar trajnimin.

Megjithëse kishin kaluar rreth 8 orë nga mbyllja e procesit, në këtë KZAZ nuk kishte nisur ende procesi i numërimit në orën 03.00.

Pranë KZAZ-je ishte i pranishëm edhe kryetari i PS Durrës, Luan Zaza.