Gjykata e Lartë e Spanjës vendosi sot që nën presidenti i rajonit të katalonjës Oriol Junqueras të qëndrojë në paraburgim. Vendimi vjen pas më shumë se dy muajsh burg lidhur me rolin e tij në lëvizjen për pavarësi të rajonit.

Në vendimin e tyre, gjyqtarët thanë se kishte rrezik që udhëheqësi separatist të kryente sërish ndonjë shkelje të ligjit nëse lirohej, pasi sipas tyre nuk kishte prova se ai të kishte braktisur "rrugën e ndjekur deri më tani".

Oriol Junqueras mbahet në paraburgim i akuzuar për rebelim, kryengritje dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Vendimi i gjykatës pritet ta ndalojë atë të betohet në seancën e hapjes së parlamentit të ri katalanas më 17 janar.