Tiranë, 10 shtator 2014 – Dasma e Erionit dhe Ajolës, me plot gojën mund të cilësohet si e përsosur, ndërsa tërë vëmëndja mediatike ka qënë tek çifti në fjalë.
Një dasmë e cila ishte kuruar deri në detaj shkëlqeu dhe me praninë e shumë personaliteteve të fushave të ndryshme. Teksa nusja mahniste me sharmin e saj, nga ana tjetër e medaljes qëndronin të ftuarit, të cilët duket sikur ishin në konkurencë me njëri-tjetrin sa i takon veshjes.
U vu re se stili klasik mbizotëronte, e ku bëhej një luftë markash të ndryshme. Çifti pati dy ceremoni të martesës, në Gjirokastër ne datë 6 shtator dhe në Pezë në datë 8 shtator.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





