Sipas MeteoAlb, orët e paradites paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në ultësirën perëndimore ndërsa kthjellime dhe vranësira të dendura do të këtë në zonat malore.

Parashikohet që pasdite dhe në vijim, vranësirat të bëhen më të dendura në të gjithë gjithë vendin tonë, ku në zona të izoluara në veri të Shqipërisë do të sjellin reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por rritje pritet në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 -5 ballë.