DURRËS, 2 tetor 2014 – Në një tender të Ministrisë së Mbrojtjes për blerje materialesh teknike për anijet e klasit Iliria, ku morën pjesë tri firma, nuk kishte asnjë nga qyteti bregdetar
– Materialet për një anije patrullimi do të blihen në Fier, ndërsa nuk paraqitet asnjë ofertë nga Durrësi.
Është interesant fakti që biznesi durrsak është indiferent për prokurime publike dhe për tenderë që zhvillohen në Durrës, sikurse ka ndodhur në muajin shtator.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar një firmë me seli në Zharrëz të Fierit, rruga nr. 3, godina 4, 100 m pranë rrugës kryesore, kati 1 (sipas QKR-së dhe jo në rrugën “Myslim Shyri” Tiranë sipas MM-së), për t’u paraqitur në Plepa të Durrësit, në komandën e Forcës Detare.
Shoqëria myzeqare ka dalë fituese në tenderin për blerje materialesh teknike për anijet e klasit Iliria me fond limit 9 659 600 lekë, pasi dha një ofertë prej 9 481 500 lekë, duke i kursyer ushtrisë 178 100 lekë.
Në prokurim morën pjesë tri kompani, dy nga Tirana, një nga Fieri, asnjë nga Durrësi.
Nuk është normale që Durrësi të mendohet se pa biznese detare!
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





