Studiot ligjore ndërkombëtare si dhe banka të ndryshme kanë trensferuar shumta marramendëse parash në parajsat fiskale në Panama për llogari të grupeve krimimale, liderëve politike, fuksionarëve të agjencive të inteligjencës, por edhe të personazheve të njohura të sportit.
Denoncimi vjen nga media të ndryshme ndërkombëtare që kanë botuar materialet e zbuluara nga gazetarët investigativë dhe Wikileaks. Njerëzit me pushtet që kanë përfituar nga kjo skemë kriminale janë presidenti i Rusisë Vladimir Putin, familjarë të liderit kinez Xi Jinping, të afërm të presidentit ukrainas Poroshenko, Mbretit Saudit dhe të kryeministrave të Islandës dhe Pakistanit.
Më pas, zbulohet emri i Lionel Messit, i cili ka kaluar peripeci ligjore edhe në Spanjë, ku është akuzuar për evazion fiskal. Sulmuesi argjentinas, sipas dokumentave të zbuluara, i është drejtuar studios “Mossack Fonseca” për të krijuar një shoqëri në Panama, e cila do të menaxhonte përfitimet nga të drejtat e imazhit, me qëllim shmangien e taksave.
Emra të tjerë të botës së futbollit të zbuluar nga miliona faqe dokumentesh janë Michel Platini, Ivan Zamorano, Gabriel Heinze, lojtari i golfit Nick Faldo dhe ish-piloti i Formula 1 Jarno Trulli. Gjithashtu shfaqet edhe emri i Luca di Montezemolo dhe i drejtuesve të futbollit afrikan, të akuzuar edhe për skandalin e FIFA-s.