Një aksident ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Tiranë, ku dy automjete janë përplasur pranë tunelit të Qafë-Krrabës.

Si pasojë, kanë mbetur të lënduar drejtuesit e automjeteve, një tip “Mercedes” dhe një “BMW”.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e personave të mbetur brenda njërës prej tyre. Si pasojë e përplasjes, njëri nga mjetet ka pësuar dëmtime të mëdha.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë një parakalim i gabuar nga njëri nga mjetet, rreth 150 metra në afërsi të tunelit të Krrabës.