Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Gjendja e drejtuesve është jashtë rrezikut për jetën dhe ata janë shoqëruar në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Mendohet se aksidenti ka ndodhur si shkak i një tentative për të parakaluar.