Organizata e Pavarur për të Drejta të Njeriut në Palestinë ka deklaruar se me vazhdimin e bllokadës së hekurt ndaj Rripit të Gazës, ky rajon i territorit të Palestinës ka hyrë në një krizë njerëzore të paprecdent.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Organizata e Pavarur për të Drejta të Njeriut e Palestinës ka deklaruar: “Dhimbjet dhe vuajtjet e popullatës palestineze në Rripin e Gazës janë shtuar dhe kanë arritur në nivel tejet kritik pas orperacioneve ushtarake të pushtuesve izraelit në Rafah dhe marrjen e kontrollit mbi korridorin Rafah nga ana e autoriteteve izraelite”.

Sipas këtij raporti, mbyllja e korridorit Rafah, ka privuar popullatën palestineze të Rripit të Gazës nga qasje në damarin e vetëm jetik dhe persona e plagosur dhe me sëmundje të rënda janë duke pritur prë çdo ditë për t’u transferuar nga ky rajon për shkak se spitalet e Rripit të Gazës tashmë po thuajse nuk janë në funksion fare.

Organizata e Pavarur e të Drejtave të Njeriut të Palestinës ka shtuar: “Kriza në Rripin e Gazës është bërë shumë më serioze se sa që ishte më parë dhe fëmijët palestinezë po vuajnë në mënyrë serioze nga kequshqyrja dhe mbi 20 mijë pacientë me sëmundje të rënda si dhe persona të plagosur janë privuar nga e drejta për t’u kuruar për shkak të mbylljes së korridorit Rafah”.