Të shtëna me pistoletë drejt shtëpisë së një 48-vjeçari shqiptar, që jeton në një provincë të Foxhias, Itali. Sipas medieve të vendit fqinjë, të shtënat kanë qenë paralajmëruese për 48-vjeçarin, që njihet si person me precedent penalë.

Të shtënat janë regjistruar rreth orës 02.20 të mëngjesit të sotëm. Policia po heton mbi ngjarjen. Në momentin e të shtënave, në shtëpi ndodheshin shqiptari bashkë me gruan dhe fëmijët.

Meqë të gjithë ishin në gjumë në atë orë të vonë, fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur. Policia dyshon se bëhet fjalë për një paralajmërim për shqiptarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.