“Arben Ahmetaj nuk e ka të gjatë, do të ekstradohet në Shqipëri.”
Kështu u shpreh avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin një intervistë televizive.
Sipas Ngjelës, Ahmetaj po fshihet në një vend me të cilin Shqipëria është kundërshtare.
“Shqipëria nuk ka forcë ta ekstradojë Arben Ahmetajn. Ka bërë krim ai, është i akuzuar, është goditur për korrupsion? Po shteti pse nuk e ekstradon? Epo pyesni Ramën! Nuk e ka të gjatë Ahmetaj, do ekstradohet.
Ne jemi një vend shumë interesant në lidhje me politikën perëndimore, kështu që do ta sjellin në Shqipëri. Ai u arratis sa ishte akoma deputet. Ne nuk e dimë ku është tani. Ai ka vajtur në një vend që është armiku ynë. Nuk diskutohet kjo punë tani.
Është kundërshtar i Shqipërisë. Në një nga këto vende ka vajtur. Atje më çon logjika. Fakti që nuk e dimë ku është, do të thotë që ai po mbahet në një vend ku ne nuk kemi mundësi të veprojmë”, tha avokati.