Tiranë, 25 korrik 2014 – Grupi i deputetëve “rebelë” mund të mos jetë as në seancën e ardhshme plenare. Të paktën kjo është lënë të kuptohet nga ana e Tom Doshit, që shihet edhe si udhëheqësi i këtij grupi.

Doshi ka thënë se javën tjetër mund të ketë ditëlindjen Armando Prenga dhe mund të mungojë në Kuvend, raporton “Dita”.

Nuk e di nëse javës tjetër e ka ditëlindjen Armandoja. Edhe mund të mos jem”, ka thënë Doshi.

Një përgjigje që me sa duket i drejtohet kryeministrit Rama.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/