Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se në bazë të parashikimit për situatën hidrometerologjike moti do të përkeqësohet nesër 19 tetor deri të dielën 22 tetor.

Era do të jetë me drejtim Jug-Jug-Lindje dhe do të jetë e fortë ndërsa dallgët do të variojnë nga 2.50-3.50 metra.

Ndaj Drejtoria e Përgjithshme Detare fton të gjitha subjektet të marrin masa për të parandaluar çdo rrezik për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Njoftimi:

Njoftim për përkeqësim të motit !

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 19-22 tetor 2023 duke filluar nga ora 10:00 datë 19 tetor 2023 do kemi përkeqësim të motit ku era do të jetë me drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 30-35m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të perkeqesuar do të jetë mbas orës 06:00 të datës 22 tetor 2023.