Koronavirus mund të shkaktojë vdekjen e 45 milionë njerëzve dhe të infektojë 60% të popullsisë së globit nëse metoda e karantinës dështon, paralajmëron një nga mjekët më të mirë të Hong Kongut.
Profesori Grabriel Leung, kreu i shëndetit publik në Hong Kong, ka thënë gjithashtu se nëse të vdekurit janë vetëm një përqind, sëmundja mund të vazhdojë të shkaktojë vdekjen e mijëra personave, raporton Daily Mail.
Me popullsinë botërore që e ka kaluar shifrën 7.5 miliardë banorë, sipas parashikimit të profesorit Leung virusi mund të prekë më shumë se 4 miliardë banorë.
Nëse do të vdesin vetëm 1% e këtyre njerëzve, mund të regjistrohen rreth 45 milionë të vdekur.
Deri tani janë më shumë se 43 mijë të prekur në të gjithë botën, ndërsa numri i të vdekurve ka kaluar 1000 persona.
Shumë ekspertë besojnë se çdo person i infektuar mund t’ia ketë kaluar virusin 2.5 personave. Gjithsesi, përqindja e vdekjeve tani për tani është e ulët.





