Japonia jep alarmin se mund të goditet nga një mega – tërmet me magnitudë 9 ballë.

Komiteti i Kërkimit të Tërmeteve të qeverisë parashikoi se ka 70 për qind shanse që tërmeti të jetë me magnitudës 8 deri në 8.6 dhe do të godasë zonën e Nemuro në Hokkaido lindore brenda tre dekadave.

Ekspertët japonezë të qeverisë kanë paralajmëruar se mund të goditen nga një tërmet po aq i madh sa katastrofa e vitit 2011. Studimi u bazua në të dhëna historike, të cilat zbuluan se një tërmet i madh ndodhi rreth 400 vjet më parë përgjatë bregut lindor të Hokkaido, sipas agjencisë së lajmeve Kyodo.

Hulumtimi, i kryer nga ekspertët në Universitetin Hokkaido, gjithashtu arriti në përfundimin se zona u godit historikisht nga dridhje të mëdha në një cikël që zgjati mes 340 dhe 380 vjet.

Japonia u godit në mars të vitit 2011 nga një tërmet me magnitudë 9 ballë

Gjashtëmijë mijë njerëz vdiqën në cunamin që shkatërroi më shumë se 127,000 ndërtesa dhe reaktorin bërthamor të Fukushimas.