Temperatura 250 gradë dhe shi acid. Jemi shumë pranë pikës kur ngrohja globale do të bëhet e pakthyeshme.
Zgjedhja e Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja e klimës mund ta çojë Tokën drejt shndërrimit në një planet të ngjashëm me Afërditën.
Paralajmërimi i tmerrshëm vjen nga fizikanti e kozmologu i famshëm, Stephen Hawking, i cili profetizon një skenar apokaliptik.
“Ndryshimi i klimës është një prej rreziqeve më të mëdha me të cilat përballet njerëzimi”, rrëfen për BBC-në, njeriu që arriti të shpjegojë enigmat e vrimave të zeza. “Nëse duam ta frenojmë, duhet ta bëjmë tani”.
Afërdita është planeti më i nxehtë i sistemit tonë diellor dhe të tillë, atë e ka bërë një efekt serë, ku retë e padepërtueshme të përbëra nga acidi klorhidrik kthehen në një kurth gjigant, duke bllokuar çlirimin e rrezatimit termik të lëshuar nga sipërfaqja, gjë që e kthen ambientin atje në një ferr të vërtetë.
Termometri mund të shënojë deri në 450 gradë, ndërsa presioni është gati 100 herë më i lartë sesa në Tokë. Në shumë aspekte, megjithatë, Afërditën e konsiderojnë si “binjaken” e planetit tonë për nga ngjashmëria e origjinës, por të degraduar deri në këtë pikë prej emetimeve të gazit karbonik.
Trump, i cili e konsideron ngrohjen globale një mashtrim, njoftoi në fillim të qershorit tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja globale e klimës, e arritur në Paris dy vite më parë, me argumentin se kjo lëvizje synonte mbrojtjen e qytetarëve amerikanë. Shtetet e Bashkuara janë ndotësit e dytë më të mëdhenj të ambientit në botë, pas Kinës që renditet e para. /TCh
Paralajmërimi i frikshëm: Toka, si Afërdita
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Plagosën me armë zjarri një person në Tiranë, shpallen në kërkim autori 31-vjeçar dhe dy bashkëpunëtorët e tij
Futbollisti që nuk u largua kurrë nga zemra e Durrësit
Temperaturat globale drejt rekordeve të reja, alarmon raporti i OKB-së! 5 vitet e ardhshme mund të kalohet kufiri kritik
Evropa po konsideron të ulët në tryezë me Rusinë, paralajmëron Kaja Kallas: Nuk duhet të biem në kurthin e Kremlinit





