“Nëse Rusia fiton, nuk do të ketë paqe”. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Jens Stoltenberg teksa foli në një konferencë për shtyp këtë mëngjes, përpara takimit të ministrave të jashtëm në Rumani që do të mbahet javën e ardhshme. 

Stoltenberg tha se do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe do të rrisë ndihmën, raporton Reuters.

“NATO do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet. Ne nuk do të tërhiqemi”, u tha ai gazetarëve në Bruksel. “Shumë luftëra përfundojnë në negociata, por ajo që ndodh në tryezën e bisedimeve varet nga ajo që ndodh në fushën e betejës.”

Ai shtoi se nuk do të kishte “paqe të qëndrueshme” nëse Rusia fitonte, dhe gjithashtu tha se Finlanda dhe Suedia duhet të mirëpriten si anëtarë “të plotë” të aleancës.