Duke reaguar pas paralajmërimit të grosistëve të naftës se do të rritet çmimi i këtij produkti, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, thotë se OPEC ka vendosur të mos ulë prodhimin dhe për pasojë, nafta në tregun botëror ka pësuar ulje.
Reagimi:
Po e rritën çmimin e naftes nga e hena, eshte prova se po na vjedhin!
Javën, qe lame pas, grosistet e naftes paralajmeruan se do te rrisnin çmimin e naftes.
Pra do te rritej edhe me shume se 199 leke litri, që eshte aktualisht ne treg dhe shkaku ishte gjoja nje krizë e shkurter cmimesh ne Bursat nderkombetare.
🔵 Mirepo nje zhvillim tejet pozitiv ka ndodhur sot: Opec plus ka vendosur te mos ule prodhimin e naftes dhe se cmimi i naftes aktualisht jo vetem qe nuk u rrit, por eshte ulur 4 usd per fuci.
Nese kete jave qe vjen, nafta do te rritet ne Shqiperi eshte e qarte, si drita e diellit, se kemi te bejme me vjedhje te hapur, vjedhje e realizuar ne bashkepunim me Qeverine.
Nese nga e hena do t’ju rritet qoftë edhe nje lek cmimi i naftes kjo do te thote se: po ju vjedhin!!!
PYETJA E MADHE, QE SHTROHET ESHTE:
➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️
🔴 Perse nuk u ul çmimi i naftes ne Shqiperi gjate muajit te kaluar, kur ai kapi nivelet e paraluftes në Ukraine, por qendroi per jave te tera 199 leke, me nje çmim te fiksuar Kartel?
➡️ Te mos harrojme edhe se dollari eshte ne pikate dhe ai shkembehet me vetem 92.89 lek sipas Bankes se Shqiperise.
K O N K L U Z I O N:
➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️
⁉️ Pergjigjen e kesaj pyetje ka detyre dhe duhet ta gjeje SPAK, i cili vidhet edhe ai njelloj si edhe qytetaret e thjeshte, sa here qe makinat e prokuroreve te tij furnizohen me nafte.