Ambasada Amerikane i është përgjigjur interesimit të Top News, lidhur me paralajmërimin e shpërndarë zyrtarisht një ditë më parë, ku thuhej se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestronin vendin tonë.

Në përgjigje për gazetarin Xhoi Malësia, Ambasada Amerikane në Tiranë deklaron se po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të zbutur rreziqet e sigurisë.

Reagimi i Ambasadës Amerikane për TopNews:

Faleminderit për kërkesën. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund t’i atribuohet një zyrtari të ambasadës:

Administrata Trump nuk ka përparësi më të lartë se siguria dhe mbrojtja e amerikanëve. Ne po bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet shqiptare për të vlerësuar situatën dhe për të zbutur rreziqet e sigurisë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara vlerëson bashkëpunimin e saj të ngushtë në çështjet e sigurisë me Qeverinë e Shqipërisë, e cila ka shfaqur një angazhim të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve amerikanë dhe të gjithë banorëve të Shqipërisë.

Ne do të ofrojmë më shumë informacion sapo të jetë i disponueshëm./Top Channel