Ditën e premte, Shoqëria Civile paralajmëron një protestë, në orën 10.30 tek Torra Veneciane në Durrës.
Rinisja e punimeve tek “Veliera” duket se ka nxitur reagimin e Shoqërisë Civile, për më tepër që gjatë punimeve të kryera gjatë fundjavës, BIRN, në një shkrim të tij, denoncoi prishjen e konakut të Princ Vidit, pasi firma ndërtuese nuk po mbikqyrej nga arkeologët. Padia që ngriti në gjykatë Shoqëria Civile ndaj kryebashkiakut Vangjush Dako, solli për pasojë bllokimin e punimeve për gati 2 vite. Pak ditë më parë, Gjykata Administrative e Apelit vendosi për rinisjen e punimeve edhe në zonën arkeologjike "A".
Urbanisti Ardian Muka, përmes një postimi në Facebook, i fton të gjithë të protestojnë. Kujtojmë këtu se Muka ishte një nga anëtarët e Shoqërisë Civile të angazhuar për muaj të tërë në protesta të vazhdueshme për mos shembjen e shatërvanit tek sheshi kryesor i Durrësit, 5 vite më parë.
Postimi i Ardian Mukës:
Diten e premte,dt.15.03 ne oren 10,30,tek Torra e Durresit,shoqeria civile do te protestoje per masakren qe po i behet historise tone nga Vangjush Dako me projektin e Velieres.Une do te jem,hajdeni edhe ju te PROTESTOJME !!





