Sipas një lajmi të shpërndarë në rrjetet sociale, për ditën e nesërme është paralajmëruar një protestë për rritjen e çmimit të karburatit.

Sipas njoftimit, bëhet me dije se nesër në orën 13:00 në autostradën Tiranë-Durrës shoferët do fikin makinat në mes të rrugës si shenjë proteste.

“Protestë! Fike makinën! Të ulet nafta në 140L”,- thuhet në lajmërimin e shpërndarë nga shoqëria civile në rrjetet sociale.