Nënkryetari i delegacionit italian në Këshillin e Evropës, Manuel Vescovi ka mbështetur qëndrimin e Presidentit Ilir Meta ndaj miliarderit Geroge Soros, në një konferencë për mediat gjatë ditës së sotme.
Vescovi ka shpërndarë në profilin e tij në rrjete sociale lajmin kur kreu i shtetit paralajmëroi Soros se nuk mund të tallet me shqiptarët dhe Shqipërinë.
“Kam dy fjalë dhe për Sorosin, shpesh komploton kundër demokracisë, i them Sorosit t’i gëzojë miliardat e veta, Shqipëria është vend i vogël për përmasat e tij, të vazhdojë të investojë në tregjet e mëdha, se Ilir Meta është Presidenti i Shqipërisë dhe do i dalë për Zot Shqipërisë, është i racës së Avni Rustemit, jo i Nikola Gruevskit” -tha sot Meta para mediave.





