Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka bërë sot një paralajmërim të fortë, ndërsa theksoi se në ditët në vijim do dalin në dritë të tjera detaje nga përfshirja e qeverisë në trafiqet e drogës dhe krimit.

Në një konference për mediat, Basha nuk kurseu akuzat për Ramën dhe Tahirin, vetëm një ditë pasi ky i fundit u mor në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

DEKLARATA

"Rama merret vetëm me mbrojtjen e krimit dhe asgjë tjetër, bredh studio më studio, podium më podium duke bërë avokatin mbrojtës të Tahirit se kështu mbron veten e tij. Rama dhe Tahiri ndiheshin të plotfuqishëm e të pamposhtur deri dje, sot ata janë në panik e dëshpërim se po ndeshen me të vërtetën e kanë humbur çdo kontroll ndaj të vërtetës, e ky është vetëm fillimi. Në ditët ne vijim do të ketë të reja të tjera që zbulojnë përfshirjen e qeveritarëve shqiptarë dhe të Ramës në mbështetje të drogës e krimit. Edhe bota e ka kuptuar dhe s’mund të lejojë më një shtet të kontrolluar nga krimi në mes të Evropës."