Shumica e kushteve që shkaktojnë gjakderdhje pas menopauzës mund të trajtohen me sukses, por është e rëndësishme që të vihen re të gjitha simptomat.
Kjo mund të jetë një paralajmërim për kancer. Kjo i ka ndodhur një gruaje historinë e së cilës po e sjellim më poshtë.
Disa ditë para Krishtlindjeve të vitit 2017, Shelley Nott filloi të kishte gjakderdhje, në një mënyrë të ngjashme me fillimet e periodave të saj. “Nuk e kuptova vërtet se çfarë po ndodhte”, tha Nott për Telegraph, e cila ishte 59 vjeç asokohe dhe e kishte kaluar menopauzën 14 vjet më parë. Pas testimeve të herëpashershme, u zbulua se ajo kishte kancer në zorrën e trashë.
Kur zbulohen herët, shumica e kushteve që shkaktojnë gjakderdhje pas menopauzës mund të trajtohen me sukses, gjë që ndodhi për Nott.
Por sipas The Eve Appeal, një fond për financimin e hulumtimeve dhe rritjen e ndërgjegjësimit për pesë llojet e kancerit gjinekologjik – mitër, vezore, qafën e mitrës, vulvë dhe vaginë – 80% e grave nuk do të shkonin te mjeku nëse do të përjetonin gjakderdhje të papritur vaginale.
The Eve Appeal dhe fushata të ngjashme kanë për qëllim të ndërgjegjësojnë gratë se kur gjakderdhja vaginale është normale dhe kur jo. Ajo mund të mos jetë normale në shumë raste, nga gjakderdhja ndërmjet periodave, gjakderdhja pas seksit e deri te gjakderdhja pas menopauzës.
Studime të shumta thonë se 5% e gjakderdhjeve pas menopauzës janë për shkak të kancerit. Pra, nuk është shumë e shpeshtë, por është mjaftueshëm sa për të mos u injoruar. Një përqindje e tillë është e barabartë me 1 në 20 persona.
Kur nivelet e estrogjenit bien ndërsa gratë kalojnë menopauzën, lëkura kudo bëhet më e thatë dhe më e hollë, që do të thotë që lëkura në vaginë është më e hollë dhe ndodh të ketë gjakderdhje pas seksit. Një shqetësim zgjidhet lehtë përmes kremrave, megjithatë specialistët duan që gratë të kërkojnë këshilla dhe ndihmë mjekësore gjithsesi, sepse vetëm kështu diçka më serioze do të kapet herët.