AUSTRI, 12 shkurt 2013– Rrjeti social Facebook është kthyer në një mjet ku lajmet pozitive dhe negative pasojnë njëra-tjetrën, ndërsa të pashmangshme janë dhe paralajmërimet për vetëvrasje.

Një gjë e tillë ka ndodhur me një të ri italian, i cili një ditë para se të hidhej nga ura, kishte postuar në rrjetin social Facebook se do të vriste veten, por pa dhënë arsyet e këtij akti të rëndë.

Teksa udhëtonte me makinë, 24-vjeçari nuk ka ndaluar në postobllokun e policisë në një zonë në Vjenë, por ka shtuar shpejtësinë në autostradë. Pasi ka parë se ishte vënë në ndjekje nga policia, i riu ka ndaluar makinën dhe sapo ka dalë nga automjeti, është hedhur nga ura.