Nё institucionin e Prefektit të qarkut Durrës u organizua takimi i rradhёs, mbi bazёn e planit tё monitorimit, inspektimit vjetor pёr masat e marra nё interes tё emergjencave sezonale vjeshtё-dimёr 2021-2022.

Qëllimi i takimit ishte marrja e masave konkrete planizuese dhe reaguese nga bashkitë dhe institucionet në Qark për parandalimin e emergjencave dimërore (pёrmbytjet), minimizimin e dëmeve dhe përballimin e situatёs që mund të krijohet nisur kjo, nga pёrvojat e deri tanishme dhe problematikat e krijuara nga reshjet e dendura gjatë periudhës dhjetor 2020 – shkurt 2021.

Prefekti Roland Nasto bëri një analizë të përmbledhur të situatës në qarkun e Durrësit duke vlerësuar punën dhe angazhimin e të tre bashkive. Në takim u trajtua puna e bërë nga strukturat përgjegjёse që kanë të bёjnë me mbrojtjen civile në interes të periudhës vjeshtë – dimër.

Në fjalën e tij, prefekti Nasto theksoi përmbushjen e detyrave ligjore dhe ndjekjen me prioritet dhe angazhim maksimal të të gjitha detyrave që pёrcaktohen në kuadrin ligjor ndërmjet strukturave vendore në nivel qarku ku rëndësi merr forcimi i bashkëpunimit ndërmjet strukturave të Mbrojtjes Civile, MZSH, Policisë së Shtetit, me qëllim rritjen e gadishmërisë së forcave dhe mjeteve, në përballimin me sukses të situatave emergjente gjatë periudhës së dimrit.

Si pёrfundim Prefekti u la detyrё pёrkatёse tё gjitha strukturave pёrgjegjёse tё Bashkive dhe Degёve Territoriale duke i kushtuar njё vёmёndje tё veҫantё Sektorit tё Emergjencave Civile.

Në këtë takim ishin të pranishëm nёn/kryetarёt e Bashkive Durrёs, Shijak, Krujё, drejtorёt e degёve territoriale nё qark dhe kryetarët e njësive administrative të bashkive.