Parandalohet një akt terrorist në Grenoble të Francës. Mësohet se një person ka tentuar që të futet me makinë mes një grupi ushtarësh.
Ngjarja ndodhi në rajonin e Isere, jo shumë larg kufirit italian. Mediat e huaja bëjnë me dije se fatmirësisht grupi i ushtarëve mundi të shpërndahej, duke shmangur kështu makinën.
Tg.com shkruan se personi që drejtonte makinën, një "Peugeot 207" të zezë, arriti të largohej nga vendngjarja. Ndërkohë policia ka nisur hetimet si dhe kërkimet për kapjen e agresorit.