Fier, 27 korrik 2014 – Forcat policore të Fierit kanë bërë të mundur parandalimin e një krimi në familje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fermë Çlirim në Fier. 

Mësohet se një 39 vjeçar ka tentuar të vrasë me automatik vjehrrën dhe gruan e tij. Duket se shkak për konfliktin në familje ka qenë një grindje mes 39 vjeçarit dhe vjehrrës së tij.

Ndërkohë, bëhet me dije se është bërë e mundur arrestimi i Fatmir Jonuzi. Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e armës në vendin e ngjarjes, ndërsa vijon puna për zbardhjen e ngjarjes. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/