Një krim i rëndë është parandaluar pasditen e kësaj të diele në Kurbin. Një 21-vjeçar është arrestuar pasi ka qëlluar në ajër dhe ka kanosur për motive të dobëta disa punonjës të një firme guroreje, ku ishte i punësuar.
Mikel Gjonaj u vu në pranga në kohë, ndërsa së bashku me armën tip pushkë, atij iu gjetën edhe në trup 10 gramë kanabis.
Në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi edhe 3 gëzhoja.
Ndaj tij rëndojnë akuzat “Kanosje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.





