Efektivët e Policisë Tiranë bënë të mundur parandalimin e një ngjarje kriminale, ndërsa janë vënë në pranga 2 persona. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën e Kavajës, në afërsi të një lokali, në Tiranë.
Burime nga policia e kryeqytetit bënë me dije se pas hekurave përfunduan Valment Pelivani, 24 vjeç, të cilit iu gjet një pistoletë tip “TT” e mbushur me fishekë gati për qitje dhe Bekim Zenollari 32 vjeç, të cilit iu sekuestrua po ashtu një armë zjarri, pistoletë “TT”, ku ky i fundit pretendon se është punonjës policie burgjesh, si dhe poseidonte dy dokumenta policie.
Të njëjtat burime pohuan këtë dy persona dyshohet të kenë kanosur një tjetër shtetas, i cili ka depozituar kallëzim përkatës në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.