Ndërhyrja në kohë e Policisë, ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy personave në qytetin e Korçës.

Një 19-vjeçar ka përfunduar në pranga për veprat penale "Kanosja" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit".

 

NJOFTIMI I POLICISË

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në dalje të qytetit, dy shtetas po konfliktoheshin për motive të dobëta, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit midis shtetasit M.I, 19 vjeç dhe një 38 vjeçari, banues në Korçë.

Në vijim të veprimeve të tjera proceduriale, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit M.I, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike (së cilës i mungonin disa pjesë të saj) me 3 krëhera fishekësh, si edhe 817 copë fishekë luftarake.

Shtetasi M.I, u arrestua në flagrancë për veprat penale të lartpërmendura dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.