Ndërhyrja në kohë e policisë së Kurbinit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në një lokal në Laç.
Është arrestuar në flagrancë autori i konfliktit si dhe i është sekuestruar arma e zjarrit e mbushur me fishekë në fole.
Policia raporton se shtetasi Joel Gjergji, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin D.N. 20 vjeç, banues në Laç, brenda në lokal, e ka kanosur me armë zjarri pistoletë si dhe e ka goditur me pjesët metalike të saj.
Reagimi në kohë i policisë së Komisariatit të Kurbinit, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Joel Gjergji, 19 vjeç, banues në Laç.
Në flagrancë iu sekuestrua edhe arma e zjarrit pistoletë e markës Ekol Special 99, e mbushur me fishek në fole, si dhe me 2 fishekë në krehër të cilat i mbante pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.





