Një 40-vjeçar është vën në pranga në Mamurras. Policia bën me dije se është parandaluar një ngjarje kriminale ndërsa i arrestuari dhunonte gruan e tij.

Më tej bëhet me dije se 38-vjeçarja ka plotësuar dokumente për të marrrë udhër mbrojtje. Në lidhje me ngjarjen janë sekuestruar 2 armë gjahu dhe 455 fishekë armësh zjarri. I arrestuari akuzohet  për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Njoftimi i Policisë:

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandaloi ngjarje kriminale në një familje në Mamurras. Dhunoi bashkëshorten, si dhe kishte në banesë 2 armë gjahu dhe 455 fishekë armësh zjarri, arrestohet 40-vjeçari. Gjithashtu, Policia i plotësoi 38-vjeçares, kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, si dhe sekuestroi armët dhe municionin.

Si rezultat i reagimit të Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pasi një 38-vjeçare kallëzoi se dhunohej nga bashkëshorti i saj, u mundësua kapja dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, konkretisht Shkëlzen Reçi 40 vjeç, banues në Mamurras. Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale, u krye kontroll në banesën e të arrestuarit, ku u gjetën 2 armë gjahu, 300 fishekë automatiku dhe 155 fishekë pistolete, që mbaheshin pa leje, nga 40-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.